Mirë se vini në faqen zyrtare të Mentor Ismailit.
Mentor Ismaili është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numër 85 në listën zgjedhore. I lindur më 27 dhjetor 1984 në Lipjan, ai vjen nga një familje me traditë të fortë qytetare, arsimdashëse dhe atdhetare.

Me mbi 15 vite përvojë profesionale, Mentor Ismaili është profesor universitar, studiues shkencor dhe ekspert në fushën e shkencave kimike, teknologjisë ushqimore dhe sigurisë. Angazhimi i tij përfshin punë akademike në Universitetin e Prishtinës, pjesëmarrje në projekte kërkimore ndërkombëtare dhe kontribute të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Vizoni i tij politik mbështetet në dije, profesionalizëm, integritet dhe përfaqësim të denjë qytetar, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm, arsimin cilësor, sigurinë ushqimore dhe forcimin e institucioneve të shtetit.

Kjo faqe shërben si hapësirë informuese për rrugëtimin profesional, angazhimin publik dhe vizionin e Mentor Ismailit për Kosovën.